Dëshmia që Frashër Krasniqi po e braktisë PSD-në dhe politikën

Dëshmia që Frashër Krasniqi po e braktisë PSD-në dhe politikën

Deputeti Frashër Krasniqi siç duket është larguar nga grupi Parlamentar i Partisë Social Demokrate. Kjo është konfirmuar nga një bisedë që është zhvilluar mes Darnad Molliqajt dhe Krasniqit gjatë seancës së djeshme të Kuvendit, ku u votua buxheti për vitin 2019.

Molliqaj e pyet deputetin Frashër Krasniqin, pse është larguar nga grupi i PSD-së.

“Unë kam dal se s’jam t’u deshtë ma me u merr me politikë, përveç kur muj me iu ndihmu diçka pa u përfshi fort si shok “, ka shkruar Frashër Krasniqi. E derisa Molliqaj e pyet për dikë tjetër, Krasniqi ia kthen se nuk e di nëse është larguar, duke i rekomanduar që ta pyet drejtpërdrejt atë.

Krasniqi vazhdon sërish të shkruaj.

“Veç kaja n….qysh kemi ditë me i largu do njerëz që megjithatë kanë pas vullnet, entuziazëm e besim e kemi mujt me llogarit në ta tepër shumë…. është dëm edhe për parti tek e fundit se nuk është që keni bërë najsen. Se kam personale me ty, e di që je mundu me na ndihmu tepër “, ka shkruar ai.

Biseda në telefon e Pal Lekajt dhe Bilall Sherifit me Dardan Molliqajn