Dështimi i Enver Hoxhajt në zgjedhjet për këshill drejtues  të PDK-së

Dështimi i Enver Hoxhajt në zgjedhjet për këshill drejtues  të PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka pësuar debakël në zgjedhjet për Këshillin Drejtues të PDK-së. Hoxhaj si njeri i dytë i partisë, ka arrit të mbledh vetëm 351 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Në konventën e nëntë të PDK-së e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme, Hoxhaj është votuar më pak se Bajrush Xhemajli e Idriz Vehabi të cilët janë kryetar komunash nga radhët e PDK-së.

Xhemjali dhe Vehabi të dy kanë grumbulluar mbi 400 vota, derisa Hoxhaj brenda partisë së tij e ka marr vetëm 351 vota, po ashtu më pak se deputeti, Andin Hoti dhe deputetja, Blerta Deliu.

Anëtari më i votuar është kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili me 461 vota. Pas tij renditën, Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

Ndërsa femra më e votuar për Këshillin Drejtues është deputetja e Blerta Deliu-Kodra me 406 vota.

Teksa anëtari me më së paku vota është Xhavit Gubetini me 97 vota.

Kadri Veseli është ri-zgjedhur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Zgjedhja e tij për numrin një të PDK-së, është bërë gjatë ditës së djeshme në Konventën e 9- të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt në Prishtinë./Insajderi.com