
Dhoma e përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka refuzuar propozim ligjin për imigracion me të cilin duhej të sigurohej mbrojtja afatgjate e imigrantëve të rinj të cilët janë sjellë në SHBA si fëmijë dhe të zgjedh çështjen e fëmijëve të ndarë nga prindërit në kufi.
Propozimi është refuzuar me 301 vota kundër derisa 121 përfaqësues në Kongres kanë votuar për, i cili përfshinte edhe 25 miliardë dollarë për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën të cilin e ka premtuar presidenti Trump gjatë fushatës parazgjedhore.
Liderët e republikanëve e kanë përkrahur propozimin, mirëpo, një numër i madh i konservativëve në mes të republikanëve e kanë kundërshtuar mundësinë që këta fëmijë ta zgjedhin statusin e tyre. Republikanët konservativ konsiderojnë se me këtë do të amnistoheshin ata që e shkelin ligjin, transmeton Insajderi.com.
Propozimi i ligjit mbi ndarjen e familjeve duhet të shqyrtohet gjatë kësaj jave, transmeton Zëri i Amerikës.
Republikanët në Kongres nuk iu bindën apelit të presidentit Donald Trump i cili disa orë më parë iu kishte bërë thirrje në Twitter që ta miratojnë reformën largpamëse të politikës së imigracionit, edhe pse kishte konstatuar se këto propozime do t’i refuzojnë demokratët në Senat.
Trump në Twitter, ku ka shkruar me germa të mëdha, ka porositur se “republikanët në Dhomën e Ultë duhen ta miratojnë reformën e fuqishme dhe të drejtë të imigracionit, edhe pse demokratët nuk do të lejojnë që këto propozime të miratohen në Senat”.
“Propozimet e ligjit do të tregojnë kufijtë e fuqishëm dhe siguri, por se demokratët i duan kufijtë e hapur gjë që është barazi me krimin. Fitoni!”, ka shkruar Trump me germa të mëdha në Twitter./Insajderi.com.