Dështon aventura e Armano Stadikut te Bolivari, mbetet lojtar i lirë

Dështon aventura e Armano Stadikut te Bolivari, mbetet lojtar i lirë

Vetëm gjashtë muaj ka zgjatur aventura e sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku në Amerikën Latine, shkruan Insajderi.

Ai u transferua në janar të këtij viti te Bolivari, klub në Kampionatin e Bolivisë në Amerikën Latine, por nuk la fare gjurmë.

Lajmin për ndërprerjen e bashkëpunimit mes dy palëve e ka bërë të ditur vetë klubi, ku njoftuan se kanë prishur kontratë me Sadikun, derisa lojtari është i lirë të zgjedhë vetë për të ardhmen e tij.

Transferimi i Sadikut te Bolivari bëri bujë të madhe, derisa gjatë kësaj periudhe me klubin arriti të shënoi vetëm dy gola në 15 paraqitje garuese për ta.

Sulmuesi elbasanas zhgënjeu me përformancën e tij, deri në atë pikë sa edhe tifozët kërkonin largimin e tij nga klubi.

Sipas disa burimeve të Supersport, e ardhme e 30-vjeçarit pritet të jetë Spanja, konkretisht në Segunda Division, aty ku edhe ishte aktivizua me Malagan para dy sezonesh.

Transferimi i tij në Amerikën Latine i kishte kushtuar atij edhe me mosaktivizim me kombëtaren shqiptare, pasi trajneri Eduardo Reja nuk e kishte grumbulluar me pjesën tjetër te skuadrës.

Megjithatë, një rikthim në Europë, mund t’i kthente shpresat për t’u bërë sërish pjesë e kuq e zinjëve, për sulmuesin i cili numëron 12 gola në 37 paraqitje për Shqipërinë.