
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar një propozim rezolutë iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 53 milionë euro konsorciumit Bechtel&Enka.
Qeveria e Kosovës më 5 qershor të këtij viti ka marrë vendim për t’ia paguar 53 milionë euro shtesë kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e autostradës për Shkup “Arbën Xhaferi”.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.