Janë dorëzuar të gjitha listat e partive politike lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë. PDK, Vetëvendosje dhe LDK shkojnë të vetme në zgjedhje.
Negociatat e të gjitha partive politike në vend për koalicion parazgjedhor kanë përfunduar.
Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje edhe zyrtarisht shkojnë të vetme në zgjedhje.
Tashmë edhe afati zyrtar për t’i dorëzuar koalicionet në KQZ ka përfunduar.
Tri partitë politike PDK, LDK dhe LVV, nuk janë të obliguara që të aplikojnë sonte për certifikim për zgjedhjet e 6 tetorit. Ato kanë afat për aplikim deri më 6 shtator, raporton Insajderi.
Këto ditë më në spikamë ishte koalicioni i mundshëm midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje – por që nuk ndodhi.
Lidhja Demokratike e Kosovës e refuzoi propozimin e Vetëvendosjes për listë të përbashkët zgjedhore pa kandidatë paraprak për kryeministër.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës që nga dorëheqja e Haradinajt kanë deklaruar se do të shkojnë vetëm në zgjedhjet e 6 tetorit.