Dështon përsëri seanca ndaj Ukë Rugovës, Astrit Haraqisë dhe 19 të tjerëve

Dështon përsëri seanca ndaj Ukë Rugovës, Astrit Haraqisë dhe 19 të tjerëve

Seanca e parë gjyqësore ndaj Ukë Rugovës, Ukë Rugovës, ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqisë e 19 të akuzuarve të tjerë, ka dështuar përsëri për shkak të mungesës së disa prej të akuzuarve.

Të akuzuarit janë sjellë në sallën e gjykimit me më shumë se një orë vonesë .

Insajderi kishte publikuar hulumtimin “Dosja Grande” ku ishte raportuar për përfshirjen e ish ministrit dhe djalit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Përkundër se aktakuza është ngritur që në vitin 2016, ligjërisht ende nuk ka përfunduar seanca e parë.

E në sallë nuk ishin të pranishëm disa nga të akuzuarit.

Sipas Kodit të Procedurës Penale seanca gjyqësore nuk mund të mbahet pa praninë e të gjithë të akuzuarve përjashtimisht nëse gjykata ka arsye të veçojë procedurën e atyre që nuk janë të pranishëm në seancë.

Me dështimin e kësaj seance Gjykata ka shënuar rreth 20 muaj prej kur nuk ka arritur ta përfundojë asnjë seancë.

Seanca e fundit që kishte arritur të përfundohet ishte ajo e 22 nëntorit të vitit 2017 por se procesi ishte kthyer në pikën zero për shkak se ka ndërruar trupi gjykues. Ligjërisht sipas Kodit të Procedurës Penale me ndryshimin e trupit gjykues procesi i gjykimit kthehet në pikën zero pavarësisht në cilën fazë ka qenë procesi gjyqësor