Dështon Real Madridi – mbetet dy pikë prapa Barcelonës [Video]

Dështon Real Madridi – mbetet dy pikë prapa Barcelonës [Video]

Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e kësaj jave në La Liga ndërmjet Real Madridit dhe Bilbaos.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 0:0, në “Santiago Bernabeu”.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, përkundër që krijuan shumë raste shënimi, me vendasit që dominuan këtë takim.

Pas këtij barazimi Reali mbetet prapa Barçës, dhe në vendin e dytë ka 37 pikë, kurse Bilbao në vendin e shtatë ka 28 pikë.

Barcelona kryeson si lidere me 39 pikë.