Dështon seanca kundër Milaim Zekës

Dështon seanca kundër Milaim Zekës

Seanca e parë kundër Milaim Zekës për manipulimet me viza ka dështuar qysh në start

Kjo pasi Gjykata nuk ka arritur ta dërgojë me kohë urdhëresën për sjelljen e Milaim Zekës, shkruan Insajderi.

Në seancë kanë qenë dy të akuzuarit e tjerë, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliu.

Përfaqësues i Zekës në seancën fillestare ishte avokati i tij, Florent Latifaj.

Seanca e radhës është caktuar për datën 29 tetor.

Zeka aktualisht ndodhet në paraburgim pas kërcënimeve që i kishte bërë ndaj prokurorit të këtij rasti, Afrim Shefkiu.

Gazeta Insajderi ka raportuar kohë më parë për mashtrimet me viza që i kishte bërë Zeka, ku pre e tyre kishin rënë mbi 900 kosovarë.

Dëshmitarë në këtë rast kundër Milaim Zekës pritet të jenë  907 persona. /Insajderi.com