Dështon të votohet heqja e homologimit të automjeteve

Dështon të votohet heqja e homologimit të automjeteve

Një ndër disa projektligjet të cilat nuk arritën të kalojnë sot në Kuvendin e Kosovës, është edhe votimi i ndryshimit të Ligjit për Automjete, që do të hiqte homologimin e veturave, njofton Insajderi.

28 deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 të tjerë janë shprehur kundër kalimit të këtij Projektligji, duke bërë që të përsëritet në seancën e radhës.

Këtë e tha edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa ndryshimi i ligjit është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë seancë nuk pati kuorum të mjaftueshëm që të votohej edhe Projektligji për Vlerat e luftës së UÇK-së. /Insajderi.com