Dështon të votohet Rezoluta e VV-së për vazhdimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Dështon të votohet Rezoluta e VV-së për vazhdimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuan për Rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, që të vazhdojë aplikimet për anëtarësim të vendit në Organizata Ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se nuk ka kuorum për të votuar këtë projekt-rezolutë për shkak se ka mungesë të deputetëve.

“Në sallë janë 46 deputetë dhe nuk ka kuorum për votimin e kësaj projektrezolute”, deklaroi Osmani./Insajderi.com