Dështon votimi për rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me pandeminë, nuk ka kuorum

Dështon votimi për rezolutat e VV-së dhe PDK-së lidhur me pandeminë, nuk ka kuorum

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar seancë plenare në të cilën ka dështuar të votohet rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për pandeminë Covid-19, njofton Insajderi.

E njëjta mori vetëm 25 vota për, dhe e njëjta pikë shtyhet në mungesë të kuorumit.

Votat e mjaftueshme nuk mori as rezoluta e PDK-së për menaxhimin e pandemisë, për të cilën votuan vetëm 20 deputetë dhe edhe kjo nuk arriti të kalojë në mungesë kuorumi.

Njësoj, nuk ka kaluar as projekt-rezoluta për gjendjen financiare në Telekom. Votuan vetëm 27 deputetë dhe për këtë arsye, u shty për një moment tjetër. /Insajderi.com/