Dështon zgjedhja e anëtari të KPK-së nga shoqëria civile

Dështon zgjedhja e anëtari të KPK-së nga shoqëria civile

 

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që sot ta zgjedhë një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Dy kandidatët konkurrentë për këtë post nuk kanë marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.

Shemsi Jashari  në këtë garë ka arritur të marrë 57 vota kurse Naim Krasniqi mori vetëm dy vota.

Sipas rregullores së Kuvendit asnjëri nga këta nuk mund të jenë anëtar të KPK-së pasi që për të marrë këtë post duhet të marrin 61 vota të deputetëve.

Dështimi në zgjedhjen e anëtarit të KPK-së, bënë që konkursi të përsëritet.