Dështon zgjedhja e drejtorit të RTK-së

Dështon zgjedhja e drejtorit të RTK-së

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka dështuar të zgjedhë drejtorin e ri për të tretën herë radhazi, brenda pak ditësh, për shkak të përzierjes së politikës aty.

Sot edhe ishte mundësia e fundit që RTK të zgjidhte një drejtor në krye të saj- por si duket konkursi për këtë pozitë do të përsëritur.

Në garë për drejtorin e RTK-së ishin Ngadhnjim Kastrati, Nexhmedin Spahiu, Menduh Abazi, Lorik Arifaj, Ragip Luta, Festim Kabashi e Azem Bujupi.

Por beteja është koncentruar te kandidati Ngadhjim Kastrati, që është i afërt me PDK-në dhe Festim Kabashin i afërt me AAK-në e Ramush Haradinajt. Asnjëri nga ta nuk ori 5 vota.

Presioni mbi bordin e RTK-së për të zgjedhur drejtor të Televizionit Publik njeriun e Thaçit