Detaje nga aksidenti tek menza e studentëve – ka të lënduar

Detaje nga aksidenti tek menza e studentëve – ka të lënduar

Një aksident në mes tri veturave, ka ndodhur sot në orën 12:00 në rrugën “Agim Ramadani”, përkatësisht tek Menza e Studentëve, në Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti,

“Rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupre ka pësuar një person. Me rastin po merrën njësit e trafikut”, ka thënë Ahmeti.