Detaje nga arrestimi i bashkëpuntorit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev

Detaje nga arrestimi i bashkëpuntorit të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë së RMV-së , Dragi Rashkovskin. Arrestimi u bë pasi Prokuroria e vendit fqinj lëshoi ​​urdhër për hetimin e rastit të prokurimit të softuerit për shkelje në trafik, të cilin nuk e përdor asnjë institucion.

Prokuroria madje  kërkon edhe paraburgim për të. Rashkovskin  e kanë dërguar para gjykatësit të procedurës parahetimore, për ta marrë në pyetje. Së bashku me Rashkovskin është arrestuar edhe Daniell Stançeski, pronar i kompanisë “Ivonka Group”.Prokuroria nëpërmjet një komunikatë e ka konfirmuar kërkesën për paraburgim dhe hapjen e lëndës ndaj Rashkovskit dhe tre personave tjerë.

Ata thonë se procedura hetimore udhëhiqet ndaj 4 personave për të cilët egziston dyshimi se kanë kryer Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Për dy të tjerët, prokuroria propozon masa të tjera.

“Në periudhën nga muaji janar 2019 deri më qershor 2020, i dyshuari i parë si person zyrtar, i ndihmuar nga ana e personave tjerë të dyshuar, me vetëdije ka kryer tre veprime të lidhura kohore, që paraqesin realizim të disahershëm të së njejtës vepër” pohojnë nga prokuroria e vendit fqinj,njofton Insajderi.Rashkovski para disa ditësh dha dorëheqje nga funksioni i sekretarit për monitorim dhe ndihmë të institucioneve për realizimin e programit të Qeverisë dhe projekteve strategjike.

Kryeministri Zoran Zaev në mënyrë eksprese e pranoi dorëheqjen e tij.Përndryshe, nga Qeveria e RMV-së në krye me kryeministrin gjatë gjithë kohës deklaronin se procedura për blerjen e softuerit të shumë përfolur është kryer në mënyrë të rregullt. /Insajderi.com