Gani Thaçi, vëlla i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka sulmuar të mërkurën fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovarë të Sigurimeve (BKS) Blerim Pushkollin, si dhe drejtorin e" />

Detaje nga sulmi i i vëllait të presidentit, Gani Thaçit ndaj Drejtorëve të BKS-së

Detaje nga sulmi i i vëllait të presidentit, Gani Thaçit ndaj Drejtorëve të BKS-së

Gani Thaçi, vëlla i presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, ka sulmuar të mërkurën fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovarë të Sigurimeve (BKS) Blerim Pushkollin, si dhe drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria Insurance”, shtetasin slloven Gianni Sokolic.

Konflikti mes Thaçit dhe dy personave të cilët më pas i ka sulmuar ka ndodhur gjatë një takimi të rregullt që këta, por edhe përfaqësues të kompanive të tjera të sigurimit e kanë pasur në Byronë Kosovare të Sigurimit, në të cilën prej vitesh në pozicione të ndryshme punon vëllai i presidentit, Gani Thaçi, shkruan sot “Zeri”.

“Ka qenë duke u diskutuar për statusin e BKS-së, ku mes të tjerash Thaçi i ka thënë Sokolic se po tenton t’ia shuajë pozitën e punës dhe gjatë debatit ka filluar konflikti, ku Thaçi ka goditur një herë shtetasin slloven. Gjatë përpjekjeve për t’i ndarë më pas Thaçi ka sulmuar edhe drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin”, thonë burime të besueshme brenda takimit.

Policia e Kosovës në anën tjetër ka konfirmuar se dallimi i tyre nga organet e ndjekjes është bërë pas një rrahjeje që ka ndodhur mes tyre rreth orës 12:00 të pasdites së mërkurë.

Në fillim u raportua se ishte vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaci, ai i cili i kishte sulmuar fizikisht drejtorin ekzekutiv të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Blerim Pushkollin dhe kryetarin slloven të Bordit dhe Këshillit Administrativ Gianni Sokolic, mirëpo më vonë zyrtarë të Prokurorisë pohuan se rrahja ishte bërë nga të dyja palët. Megjithatë, Prokuroria ende nuk e di se cilat janë motivet e këtij sulmi.

Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë gazetës  se ende nuk ka raporte mjekësore, mirëpo dyshohet për një sulm mes tyre. Motivet e sulmit sipas tij ende nuk janë të qarta, duke shtuar se të dyja palët janë të përfshira në sulm ndaj njëri-tjetrit.

“Motivet e sulmit, sigurisht ndonjë mosmarrëveshje, mirëpo ende nuk po i dimë as ne të gjitha detajet, sepse prokurori ende është në stacion policor me ata. Të dyja palët janë të përfshirë në sulme njëri me tjetrin, tash rasti ndaj tyre është në procedurë, prokurori është në vendin e ngjarjes. Sapo mora një konfirmim se ata i kanë kryer disa procedura, por njëherë përnjëherë është ende herët për të dhënë konkludime të prera qysh dhe si ka ndodhur pa u kryer edhe disa veprime dhe pa u dëgjuar disa dëshmitarë”, është shprehur Berisha.

Insajderi dje gjatë gjithë ditës ka raportuar për sulmin e Gani Thaçit ndaj udhëheqësve të BKS-së.

Kartoni i Gjelbërt- Emërohet drejtoreshë e dashura e djalit të Gani Thaçit

E dashura e djalit të Gani Thaçit jep dorëheqje pas raportimit të Insajderit

Milionat e Kartonit të Gjelbër- Familja Thaçi rrit fuqinë brenda Byrosë së Sigurimeve

Vëllau i presidentit Thaçi sulmon fizikisht drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve