Detaje për vrasjen në Tiranë – Elvana Gjata u ngacmua nga njerëzit e Ervis Martinajt, i fejuari thirri grupin e tij pas konfliktit fizik

Detaje për vrasjen në Tiranë – Elvana Gjata u ngacmua nga njerëzit e Ervis Martinajt, i fejuari thirri grupin e tij pas konfliktit fizik

Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i mbrëmshëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë. Konflikti raportohet të ketë ndodhur për shkak të këngëtares Elvana Gjata, e cila është ngacmuar brenda lokal nga njerëzit e Ervis Martinajt, i mbetur i plagosur nga të shtënat me armë.

Mësohet se Elvana shoqërohej nga i fejuari i saj, Ervin Mata, brenda në ambientet e lokalit.

Pasi këngëtarja është ngacmuar, ka nisur një konflikt fizik midis Matës dhe grupit të Martinajt. Menjëherë pas sherrit, i fejuari i Elvanës ka thirrur miqtë e tij për t’i ardhur në ndihmë dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Në përplasjen me armë mbeti i vdekur shtetasi Fabiol Gaxha.

Këngëtarja Elvana Gjata është shoqëruar në komisariat ku është marrë në pyetje dhe më pas është lënë e lirë.