Detaje për vrasjen personit në qendër të Prishtinës

Detaje për vrasjen personit në qendër të Prishtinës

Një person ka vdekur sot në në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Nga burime të Express brenda Prokurorisë së Kosovës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

Sipas burimeve, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, kishte dhënë detaje për Insajderin në lidhje me rastin.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës ,,B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, këto janë të dhënat fillestare, policia po mbledh të dhëna rreth rastit”, i ka thënë Krasniqi Insajderit.