DETAJE | Si funksiononte grupi kriminal i AKSH-së që mashtroi edhe me listat e veteranëve të UÇK-së?

DETAJE | Si funksiononte grupi kriminal i AKSH-së që mashtroi edhe me listat e veteranëve të UÇK-së?

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Krim dhe Turp”.

Është ky një dokumentar për procesin shumë të dyshim të marrjes së statusit të veteranit ët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga mijëra e mijëra persona në Kosovë që kurrë nuk ishin pjesë e kësaj ushtrie.

Nga minuta 12:00 e tutje e këtij dokumentari InDoks sjell detaje nga aktakuza e EULEX-it për grupin prej 6 personash që pos tjerash mashtruan edhe me listat e veteranëve të UÇK-së. Si funksiononte ky grup kriminal që në përbërje kishte edhe anëtarë të organizatës terroriste AKSH?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohen detaje të padëgjuara më parë për përfshirjen direkte të krerëve të shtetit në këtë krim që pos tjerash do ta dëmtoi buxhetin e shtetit për miliona e miklona euro me pensionet që do ti përfitojnë veteranët mashtrues.

Janë rrëfimet autentike të njerëzve që e udhëhoqën lutën e UÇK-së dhe që tash udhëheqin me shoqatat e veteranëve apo i përfaqësojnë interesat e tyre duke qenë në pozitat më të larta që e zbërthejnë në detaje se si ndodhi procesi i mashtrimit dhe si u përligj ai mashtrim nga një komision shtetëror.

Dokumente dhe pamje ekskluzive të patransmetuara kurrë më parë do të shfaqen në këtë dokumentar.

Kush janë veteranët mashtrues të UÇK-së? Sa është numri i tyre? Kush nga liderët e vendit janë të përfshirë në këtë mashtrim për të cilin u dhanë qindra-mijëra euro ryshfet, e buxheti i shtetit do të dëmtohet për miliona euro? Janë shumë nga pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë e dokumentarit: