Detaje të papjekurisë politike të Avdullah Hotit

Detaje të papjekurisë politike të Avdullah Hotit

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka mashtruar opinionin publik duke thënë se nuk ka qenë prezent gjatë përleshjes së delegatëve të LDK-së në degën kryesore në Mitrovicë ku u mbajtën zgjedhjet e brendshme të kësaj partie.

Ani pse Hoti është duke e mohuar këtë, në video ku shihen zyrtarët e LDK-së duke ofenduar njëri tjetrin dhe duke u grushtuar, ai shihet i ulur në skenë ku pritej të hapej procesi i votimit.

Hoti ka parë fyerjet dhe grushtet e bashkë partiakëve të tij, por prezencën e tij gjatë kësaj përleshje ai është duke e mohuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Kur njëri prej zyrtarëve të LDK-së fillon dhe bërtet duke thënë “idiot”, Hoti është prezent aty, kur disa prej zyrtarëve tjerë kur fillojnë dhe ngjiten në skenë, Hoti ka qenë i ulur në foltore, por Hoti është duke mashtruar se nuk i ka parë këto skena.

Mirëpo qëndrimi i tij në këtë sallë nuk ishte i gjatë. Ai ishte ngritur për ta lënë kuvendin e vetëm pas thirrjeve që bëheshin që të qetësoheshin delegatët e LDK-së.

Hoti kishte dalë ngadalë nga salla ku pritej të mbahej procesi i votimin me një qetësi, ku nuk ishte vërejtur, derisa përleshjet vazhdonin.

Por të gjithë këtë ngjarje Hoti po thotë se nuk e ka parë.

Me një postim ku dy herë i ishte dashur ta përditësonte Hoti kishte thënë se ka qenë prezent vetëm në hapje por jo edhe kur ka filluar përleshje.

“Unë kam qenë vetëm në hapje të kuvendit dhe mandej jam larguar”, thuhet në statusin e përditësuar të Hotit.

Ndërsa në postimin e plotë Hoti ka shkruar se kryesia e degës në Mitrovicë do të njoftojë lidhur me këtë ngjarje.

“Sqarim: unë nuk kam qene prezent ne ngjarjen qe po raportohet si përleshje ne kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për te gjitha detajet, Kryesia e Degës se LDK-se ne Mitrovice do te njoftoje opinionin me një deklarate publike”, është ky postimi i pa përditësuar i Hotit. /Insajderi.com