Detaje të reja nga vjedhja e dhomës së dëshmive nga zyrtari policor

Detaje të reja nga vjedhja e dhomës së dëshmive nga zyrtari policor

Një zyrtar policor dyshohet se ka vjedhur dhomën e dëshmive të Stacionit Policor të Kosovës në Zubin Potok.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:13, në Zubin Potok, raporton Insajderi.

Pas hetimeve preliminare, me vendim të gjykatësit, është konstatuar se i dyshuari mashkull K-Serb (zyrtar policor), ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Pasi që nga dhoma e dëshmive mungojnë (janë vjedhur) lloje të ndryshme të armëve të zjarrit dhe disa motor-sharra.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt./Insajderi.com