Detajet dhe paqartësitë- Çfarë shkruan Reuters për kthimin e kosovarëve nga Siria?

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters shkruan se detajet për kthimin e kosovarëve nga Siria do të mëson më vonë, ndërkohë që thekson edhe paqartësitë nëse janë kthyer të gjithë kosovarët që kishin shkuar në Siri, apo vetëm një pjesë e tyre.

Detajet dhe paqartësitë- Çfarë shkruan Reuters për kthimin e kosovarëve nga Siria?

Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve kosovarë që luftonin në Siri, përmes aeroplanit u kthyen në vendin e tyre të shtunën, raportoi sot agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa prej qytetarëve tanë nga Siria ka përfunduar me sukses”, tha ministri i drejtësisë Abelrad Tahiri në aeroportin “Adem Jashari” të shtunën.

Detajet do të lirohen më vonë gjatë ditës, tha ai.

“Pas disa orësh në aeroport, dy autobusë me gra dhe fëmijë u transportuan nën përcjelljen e policisë në Qendrën e Azilkërkuesve në Vranidoll”, shkruan Reuters, njofton Insajderi.

Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, burra, gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar në Siri që nga viti 2012. Rreth 70 burra që luftuan së bashku me grupet ekstremiste militante mbetën të vrarë.

Reuters shkruan se mbetet e paqartë nëse të gjithë kosovarët që kishin shkuar në Siri janë kthyer të premten.

As Ministria, as policia nuk dhanë ndonjë hollësi nëse u kthyen edhe pjesëtarë të luftës, apo vetëm familjarë të tyre.

Në Kosovë nuk ka pasur sulme terroriste, edhe pse më shumë se 100 burra janë burgosur ose akuzuar për luftime në Siri dhe Irak. Disa prej tyre u gjetën fajtorë për planifikim të sulmeve në Kosovë e Shqipëri./Insajderi.com