Detajet që mund t`u kenë ikur nga loja fantastike Kosovë-Danimarkë

Detajet që mund t`u kenë ikur nga loja fantastike Kosovë-Danimarkë

Kombëtarja e Kosovës është përballur mbrëm në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Danimarkës, e cila u zhvillua në  stadiumin “Fadil Vokrri”  në Prishtinë.

Trajneri i Danimarkës Age Hareide, vazhdimisht e cilësoi përballjen me “Dardanët” si “stërvitje”, derisa komentet e tij nuk janë pritur mirë nga fansat e as nga djelmoshat e Kosovës.

Danimarka e pati të vështirë barazimin e rezultatit me Kosovën, arriti vetëm në minutat shtesë ta shënoj golin e dytë.

Danimarkës i shkoi mirë ‘Stërvitja”, mori leksione nga Kosova

Kosova shënoi e para në miqësoren kundër Danimarkës, në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” vërtetë po tregojnë kualitete në fushë, duke dominuar kundërshtarin, derisa gjithçka u kurorëzua me golin e minutës së 42-të të shënuar me kokë nga Armir Rrahmani.

Danimarkës po i shkon mirë ‘stërvitja’, po merr leksione nga Kosova

Dy golat e shpejta dhe shpërthimi i “Dardanët”

Danimarka barazoi rezultatin me anë të një penalltie kundër Kosovës, por “Dardanët” u rikthyen shpejtë duke shënuar për epërsinë e dytë në ndeshje.

Kosovë-Danimarkë: Dy gola të shpejtë, shpërthejnë “Dardanët”

Kosova – Danimarka u mbyll pa fitues

Është mbyllur me barazimin 2:2 ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, rezultat ky gjithsesi që duhet vlerësuar pozitiv për Përfaqësuesen tonë.

Kosova – Danimarka, mbyllet pa fitues

Kosova ia bën të vështirë “stërvitjen” Danimarkës

Challandes reagon pas barazimit të Kosovës ndaj Danimarkës