fbpx

Detaji që nuk ishte vërejtur në lidhjen mes Feros dhe Arbenitës

Detaji që nuk ishte vërejtur në lidhjen mes Feros dhe Arbenitës

Teksa të gjithë flisnin për lidhjen e saj me Feron, Arbenita Ismajli na kishte dhënë një provë vërtet domethënëse për ndjenjat e saj ndaj reperit.

Në një foto të publikuar në muajin dhjetor, modelja simpatike shqiptare mban në qafë një varëse në formë medalioni në të cilën shkruhet emri i saj dhe i reperit: “Fero, Nita”.

Ajo e ka publikuar që më 26 dhjetor foton me varësen që besojmë se është një dhuratë për modelen bukuroshe, ndërsa përkrah saj shkruan:

“Njerëzit duhet të bien në dashuri me sy  mbyllur”.

Një ditë më parë modelja vendosi ta bëjë publike lidhjen që ka disa muaj që ka nisur, duke publikuar në profilin e saj në Instagram, dy foto bashkë me Feron ku shkruante:

“Me shokun”.

Lidhja e tyre u zbulua në tetor të 2018-s dhe çifti e konfirmoi përmes komenteve në postimet e publikuara në rrjetet sociale.