I detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë

I detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë

Në Prishtinë dje pasdite janë arrestuar një mashkull dhe një femër rome, shtetas të Shqipërisë, nën dyshimin e bazuar se kanë shtyrë viktimën fëmijë rom shtetas i Shqipërisë në kërkim lëmoshe.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton policia.

Edhe në Gjakovë, është regjistruar një rast i keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës. Në rr. “Nëna Terezë” në Gjakovë dje në mesditë është arrestuar i dyshuari mashkull egjiptian, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar dy fëmijë egjiptianë të moshës 6-7 vjeç duke detyruar që të kërkojnë lëmoshë.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.