Veç kësaj, nuk janë numëruar ende as votat " />

Edhe dy javëve pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Dy javë prej se qytetarët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi ende mbetet i papërfunduar për shkak të zvarritjes së shkaktuar nga rinumërimi i disa vendvotimeve, i cili ende nuk ka përfunduar.

Edhe dy javëve pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Veç kësaj, nuk janë numëruar ende as votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë kjo bën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë përgjigje as në pyetjen se kur mund të përfundojë i tërë procesi dhe të certifikohen zgjedhjet.

Sipas KQZ-së, deri pasditen e ditës së diel, 20 tetor, më shumë se gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën për Rinumërim dhe Rezultate (QNR). Prej 530 vendvotimeve, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ditëve në vijim do të përfundojë procesi i rinumërimit, por nuk ka përmendur një datë të veçantë.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për këtë gazetë se është e pakuptueshme që KQZ-ja të zvarritë kaq gjatë çështjen e numërimit dhe rinumërimit të votave.