Dhjetë mësimdhënës prej shtatorit punojnë pa paga

Dhjetë mësimdhënës prej shtatorit punojnë pa paga

Asnjë cent nuk e kanë marrë mësimdhënësit e rinj të angazhuar nga Komuna e Fushë-Kosovës prej shtatorit të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse zyrtarët komunalë thonë se ata janë pranuar në konkurs të rregullt, nuk kanë mundur t’i regjistrojnë në sistemin e pagave. Drejtori për Arsim në këtë komunë, Islam Shabani, thotë se kanë vepruar krejt në përputhje me ligjin kur i kanë pranuar këta mësimdhënës të rinj.

Sipas tij, pas shtimit të numrit prej rreth 600 nxënësve, janë detyruar të rrisin numrin e paraleleve edhe për 10 në shkollat e Fushë-Kosovës e më pas edhe të mësimdhënësve.