Dhjetë muzikantë vriten dhe digjen në pritë në Meksikë

Dhjetë muzikantë vriten dhe digjen në pritë në Meksikë

Dhjetë muzikantë janë qëlluar për vdekje dhe trupat e tyre janë djegur gjatë një prite të organizuar në pjesën jugore të Meksikës. Zyrtarët dyshojnë se prapa këtij sulmi qëndron një bandë e drogës.

Pjesëtarët e grupit autokton “Nahuas” ishin duke u kthyer nga një ndejë, kur u sulmuan në qytezën Chilapa të rajonit Guerrero. Të gjitha viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i përkasin moshës nga 15 deri 42-vjeçare.

Për këtë sulm u fajësua banda “Los Ardillos”, që në gjuhën shqipet do të thotë “Ketrat”, e cila shpesh i vë në shënjestër pjesëtarët e komunitetit autokton në këtë pjesë.

Viktimat ishin anëtar të grupit muzikor “Sensacion Musical” dhe ishin duke u kthyer në komunitetin Alcozacan.

Sulmi ndodhi të shtunën rreth orës 14 sipas kohës lokale, transmeton express.

Trupat e viktimave ishin aq të djegur, saqë autoritetet patën vështirësi për t’i identifikuar menjëherë.

Guerrero është njëra prej rajoneve më të dhunshme në Meksikë, ku bandat e drogës luftojnë për kontrollim të rrugëve të trafikimit drejt Oqeanit Paqësor dhe pjesëve të tjera të vendit, shkruan “BBC”.