Dhjetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Dhjetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 10 pacientë janë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Ndërsa të shtrirë janë edhe 55 pacientë të tjerë, por ata janë në gjendje stabile.

31 prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Siptali i Pejës bën të ditur gjithashtu që nga personeli i Spitalit 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈./Insajderi.com