Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë  ka njoftuar se dhjetë persona kanë rezulltuar pozitiv më COVID-19 nga dy mijë 143 testime të bëra, shkruan Insajderi.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar edhe 16 persona tjerë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani  është 105 mijë e 397 persona, ndërsa numri  total i rasteve aktive është 152.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës./Insajderi.com