Dhjetë të vdekur dhe 422 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Dhjetë të vdekur dhe 422 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Nga 1,908 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, 422 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, njofton Insajderi.

Dhjetë pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Ndërkaq, janë shëruar 631 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 28,752, njofton Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë./Insajderi.com