Dhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Dhjetë të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Dhjetë persona kanë vdekur nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut ndërsa 333 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 2.259 persona, derisa janë raportuar 268 të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 107.163 të infektuar, 543.254 testime, 3.195 të vdekur dhe 94.729 të shëruar./Insajderi.com