“Dhjetori dhe janari – muajt më kritik me pandeminë COVID-19”

“Dhjetori dhe janari – muajt më kritik me pandeminë COVID-19”

Një valë tjetër me të infektuar nga Coronavirusi paralajmërohet të kalojë vendi në dhjetor dhe janar, transmeton Insajderi.

Sipas ekspertëve vendor, këta dy mauj pritet të jenë më kritik sa i përket situatës me pandeminë COVID-19.

“Në muajt dhjetor dhe janar ne do të kemi telashe. Ndryshon klima dhe lagështia e ajrit është më e ndjeshme. Mirëpo këto janë vetëm hipotetike. Pastaj është edhe një gjendje tjetër që shkenca thotë, që njerëzit që e kanë pasur Coronavirusin, edhe pas tre muajve në organizimin e tyre mund ekziston mundësia që ata ta kenë atë”, ka thënë për gazetën Objektiv, infektologu Xhevat Demiri.

Ai thotë se edhe gripi sezonal pritet të ndikojë negativisht gjatë këtyre dy muajve, duke u përzier kështu me virusin.

“Meqenëse është koha e gripit sezonal, mund të të përzihet edhe CoViD-i me të. Çka edhe e vështirëson gjendjen me CoViD. Është një rrezik tjetër që edhe spitalet e QKUK-ja nuk janë mirë të pajisura me medikamente dhe aparatura”, ka vlerësuar Demiri.

Infektologu Demiri sugjeron që të ketë masa tjera “shtrënguese” në mënyrë që të ulet numri I të infektuarve, meqë sipas tij masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse për pandeminë nuk janë duke dhënë efekt.

“Mendoj që këto masa do të kenë shumë pak efekt. Efektet do të arrihen vetëm me masa represale, e kurrsesi me këto masa. Shteti duhet të ngritët në këmbë, përmes policisë, inspektorëve ta bëjnë ndalimin. Përveç tjerave duhet me doemos me pas kujdes në distancë sociale, higjiena dhe vendosja e maskave, meqë deri më tani nuk kemi mjekim efikas”, deklaroi Demiri. /Insajderi.com