Dhunë, abuzim seksual dhe poshtërim – aktorja rrëfen në detaje lidhjen me Marilyn Manson

Dhunë, abuzim seksual dhe poshtërim – aktorja rrëfen në detaje lidhjen me Marilyn Manson
Burimi i fotografisë: Taylor Hill/Getty Images

Ndërsa më shumë gra po tregojnë historitë e tyre të eksperiencave të pretenduara të dhunshme dhe abuzive në duart e Marilyn Manson, aktorja e “Game of Thrones” Esme Bianco tani e ka emëruar atë gjithashtu si abuzuesin e saj, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

Në një intervistë të re me “New York Magazine”, Bianco detajon se si erdhi deri tek lidhja me Manson dhe jetoi me të për një muaj gjatë vitit 2011.

Përveç detajeve të abuzimit të pretenduar seksual, Bianco pretendon në raport se Manson dikur “preu në mënyrë të përsëritur trupin e saj me thikë”, ishte e dhunshme ndërsa të dy xhironin një video muzikore dhe ai kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj, duke përfshirë edhe me kë fliste.

“Ai nuk është një artist i keqkuptuar”, i tha Bianco reporteres Angelina Chapin. “Ai meriton të jetë prapa hekurave për gjithë jetën”.

Përveç akteve të dhunës fizike, Bianco foli për poshtërimet specifike që ajo pësoi ndërsa jetonte me Manson, shumë prej të cilave vërtetohen nga një burim i identifikuar me pseudonimin “Alex”.

Një incident i tillë ndodhi në 2011 kur Bianco u zhvendos me këngëtarin, në të njëjtin vit me premierën e “Game of Thrones”. Bianco luajti Ros, një punëtore seksi që paraqitet shumë në episodin pilot.

Episodi pilot i “Game of Thrones” u transmetua gjatë qëndrimit të Bianco dhe Manson do të luante skenën e saj seksi në një projektor për mysafirët.

“Kjo është e dashura ime, ajo është një lavire. Shikoni, gjoksi i saj është jashtë”, komentonte me zë të lartë ai.

Në qershor të vitit 2011, Bianco i tha revistës se ajo iku nga banesa e Manson, pasi ai e ndoqi me sëpatë. Ajo pastaj u nda me të.

Bianco pretendon se lidhja jo vetëm që e pengoi karrierën e saj në aktrim, por gjithashtu e la atë me plagë fizike dhe stres post-traumatik. /Insajderi.com