Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Policia e Kosovës njofton se një e mitur në Mitrovicë është dhunuar seksualisht.

Fillimisht policia thotë kishte ndaluar të dyshuarin i cili ishte duke drejtuar veturën në të cilën ishte e mitura nën moshën 16-vjeç.

Viktima, sipas policisë, ka deklaruar se me të dyshuarin  me dëshirë kishte pasur marrëdhënie seksuale, megjithatë rasti është hapur si “Dhunim”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte për 48 orë./Insajderi.com