Dhunohet një femër në Pejë

Dhunohet një femër në Pejë

Policia e Pejës raporton për një rast dhunimi që ka ndodhur në Pejë.

Pas njoftimit të rastit të dhunimit nga viktima femër K/Shqiptare (moshë e mitur) dhe pas një pune operative të zhvilluar nga policia, është arrestuar një mashkull.

Gjatë kontrollimit të automjetit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me shtatë fishekë kal.7.65 mm, me një karikator, si dhe një granatë dore model “P.B – 70”.

Njësiti i PK-së për deminim, ka tërhequr nga vendi i ngjarjes pa asnjë problem granatën e dorës.

I dyshuari pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.