Dhunohet një grua në Gjakovë

Dhunohet një grua në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e çdoditshëm se është dhunuar një grua në Gjakovë, dje, e premte, njofton Insajderi.

Viktima kishte deklaruar në polici se është “dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”.

Ajo rastin në polici e kishte paraqitur në orën 18:30 dhe pasi ka raportuar është dërguar për të pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com