Dhurata Hoxha raporton për Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën

Dhurata Hoxha raporton për Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën

Komisioni për Integrime Evropiane sot do të mbajë mbledhje.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha do të raportojë për të arriturat dhe dështimet e paraqitura në Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 10.05.2019;

3. Diskutim me znj. Dhurata Hoxha- Ministre e Integrimit Evropian lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-131 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko -Social, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;

5. Të ndryshme