Dhuratat shtetërore që Enver Peci iu dha njerëzve të dyshimtë

Gent Qamili dhe Xhevat Bunjaku kanë marr një dhuratë të veçantë sot nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. Ata janë shpërblyer me një mirënjohje shtetërore nga vet Peci për ndihmesën që ai kishte marr nga ta në aeroportin e Cyrihut.

Dhuratat shtetërore që Enver Peci iu dha njerëzve të dyshimtë

Gent Qamili i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar, ka marr një dhuratë shtetërore nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, pas një ndihmese që i kishte bërë Qamili në aeroportin e Cyrihut.

Kryetari Peci i ka dhuruar Qamilit një hartë të Kosovës e cila mban hartën e Kosovës në shenjë mirënjohje për ndihmesën që i kishte bërë pas derdhjes së kafes në gishtat e dorës gjatë kohës sa Peci ishte duke pritur për tu kthyer nga Brukseli në Prishtinë.

Peci ka thënë për Gazetën Insajderi se nuk është në dijeni se kush është Qamili dhe Xhevat Bunjaku, mirëpo që sipas tij ata e kaun shprehur dëshirën që ta vizitojnë kryetarin në zyrën e tij në Pallatin e Drejtësisë.

“Tha a bon me ardh me të vizitu, po vi me një vizitë të shkurt se punojë në Zvicër, në shenjë mirënjohje i thash po se institucioni i gjykatës është i hapun edhe se di kush janë, as nuk kanë përmend land as diçka me dyshime absolut edhe veç për shkak të mirënjohjes një hartë të Kosovës që i kem si institucion i thash si shenj falënderimi”, ka thënë Peci.

Ai është shprehur se “Unë nuk e di, as kush u kanë, as kah u kanë, ai ish kanë tu udhëtu prej Zvicrës edhe rasisht kam bisedu me to i kam thanë faleminderit i shprehja mirënjohje në kuptimin se më ndihmojë në momentin qysh më nodhi rasti se më ra kafja e nxehtë në dorë”.

Ndërsa Xhevat Bunjaku është vëllai i Fatmir Bunjakut i cili është i akuzuar për falsifikim të parave në vlerë prej 1 milion dollarë, shkruan Insajderi.

I dyshuarit Fatmir Bunjaku kishte pranuar se ka pasur në pronësi nga data 11 shtator deri më datë 12 shtator të viti 2014 një shumë prej rreth një milion dollarë. Ai ka deklaruar se nuk ka ditur shumën e caktuar por se më pas e ka kuptuar kur një gjë e tillë i është konfirmuar nga Vigan Latifi në momentin e dërgimit të çantës.

I dyshuari Ramadan Latifi kisht thënë se paratë i ka dorëzuar Fatmir Bunjakut dhe se këto para i ka pranuar nga një person i quajtur Sherefedin nga Maqedonia i cili i ka sjellë nga Shkupi.

Policia gjatë vitit 2014 kishte konfiskuar një çantë e zezë me tetë paketime me nga 10 tuba me kartëmonedha në vlere 100, dy paketime me nga 10 tuba me kartëmonedha në vlerë 1 milion dollarë. /Insajderi.com