Dhurohen 20 mijë teste për Covid-19

Dhurohen 20 mijë teste për Covid-19

Kreu i Partisë Demokratike ka falënderuar Bashkimin Evropian për dhurimin e 20 mijë testeve për Shqipërinë për sa i përket Covid-19.

Basha shkruan se vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit.

Sipas kreut të PD, izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve, raporton tch.

“Faleminderit BE për ndihmën e çmuar për Shqipërinë. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve.” shkruan Basha.