Di Maio e quan avanturizëm politik ridizajnimin e kufijve në Ballkan

Di Maio e quan avanturizëm politik ridizajnimin e kufijve në Ballkan

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, para deputetëve të Kosovës tha se nuk e mbështesin aspak idenë e ridizajnimit të kufijve në Ballkan, duke thënë se e kanë parë me shqetësim ringjalljen e presioneve nacionaliste.

Ai inkurajoi deputetët kosovarë që ta çojnë përpara dialogun me Serbinë dhe të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë.

“Ne hedhim poshtë këto provokime me vendosmëri absolute, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm një perspektivë konkrete evropiane është në gjendje të shfuqizojë rifillimin e nacionalizmit ashtu edhe një avanturizëm të caktuar politik që do të donte të kthente Ballkanin 30 vjet pas. Sfida ndaj të cilës është e thirrur të përgjigjet BE-ja është rikthimi i besueshmërisë”.

“Uroj që ky Kuvend të interpretojë këtë linjë ndryshimi dhe të punojë me unitet të plotë, që të shikoni përpara duhet të identifikoni problemet dhe të gjitha dhimbjet e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës nuk është në diskutim asnjëherë, Italia inkurajon që të dyja shtetet të çojnë diskutimin përpara për të hapur një fletore të re dhe të pastër për një paqe të përbashkët”, theksoi Di Maio./Insajderi.com