Di Marzio: Thiago Motta mendohet si trajner i PSG-së

Di Marzio: Thiago Motta mendohet si trajner i PSG-së

Thashethemet për trajnerin e ri të PSG-së vazhdojnë të shtohen me kalimin e ditëve. Teksa përflitet se ish-tekniku i Totenhham-it, Mauricio Pochettino është në kontakte me drejtuesit parisienë për nënshkrimin e kontratës së bashkëpunimit, gazetari i njohur i merkatos Gianluca Di Marzio zbulon një kandidat tjetër, njofton Insajderi.

Ish-futbollisti i Interit dhe PSG-së Thiago Motta shikohet si një tjetër opsion për t’u ulur në stolin e nënkampionëve të Europës. Nëse nuk finalizohet marrëveshja me Pochettino-n, atëherë ish-mesfushori italo-brazilian mund të merret në konsideratë për të drejtuar kampionët në fuqi të Francës.

Kujtojmë që 38 vjeçari drejtoi vitin e kaluar ekipin e Genoa-s në Serie A. /Insajderi.com