Dialogu Kosovë-Serbi, Shaip Kamberi: Fuqia e butë e BE-së s’e ka bindur presidentin Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi, Shaip Kamberi: Fuqia e butë e BE-së s’e ka bindur presidentin Vuçiq

Në emisionin e fundit para zgjedhjeve në Kosovë Balkan Talks në Euronews Albania ia dedikon mënyrës si shihet politika e Prishtinës në Beograd. Për këtë do të flasin dy zëra të shqiptarëve të Kosovës në Serbi, Shaip Kamberi  deputet dhe gazetari Idro Seferi, njofton Insajderi.

Seferi fillon bisedën me mendimin e tij për çështjen e Kosovës me Serbinë.

“Natyrisht që sfida e parë dhe më e madhje do jetë pjesa që ka të bëjë me dialogun me Serbinë. Ishte inkruajuese letra e Biden për njohje reciproke, por nuk duhet harruar që Serbia nuk e pranon dhe Vuçiq ishte agresiv ndaj kësaj letre. Nuk duhe harruar fuqia e Serbisë që ka krijuar dhe krijon problem,” – shprehet gazetari.

Ndërsa deputeti Kamberi e sheh këtë çështje dhe nga pozocioni i tij si deputet në parlamentin serb.

“Në momentin e zgjedhjes së politikës aktuale është paralajmëruar që do ketë zgjedhje në 2022 në Serbi. Nuk do ishte i favorshëm asnjë qëndrim ndaj Kosovës para zgjedhjeve. Vuçiç ka thënë se ka ide inovative në lidhje me Kosovën dhe ka lëvizur nga qëndrim që “Kosova është Serbi”.  Kaosi politik në Kosovë bën që Serbia të neglizhojë obligimet ndaj Kosovës dhe mos respektojë marrëveshjet e nënshkruara,” – thotë deputeti shqiptar në Serbi.

Pezullimi i dialogut duket se falë letrës së presidentit Biden drejtuar Serbisë po sheh dritën jeshile.

“Letra nuk paraqet një gjë të re, por duhet parë letra që do i dërgohet Kosovës, pasi së shpejti është pavarësia dhe do ketë një letër që do sqarojë situatën. Presidenti Vuçiq është i qartë që do diçka për të firmosur marrëveshjen dhe kjo është ndarja  e resurseve energjetike të Kosovës,” – thotë për Balkan Talks Idro Seferi.

Një tjetër temë e rëndësishme për dialogun Serbi – Kosovë është edhe pjesëmarrja e fuqive të mëdha. Deputeti Kamberi mendon se SHBA është tërhequr vitet e fundit nga dialogu.

“Në vitet e fundit ShBA është tërhequr nga dialogu dhe ja ka lënë BE-së, që ka arritur të nënshkruaj vetëm marrëveshje të cilat nga Serbia nuk zbatohen. Fuqia e butë e BE-së nuk ka bindur Vuçiq dhe duhet të ndërhyjë SHBA,” – shprehet deputeti shqiptar Kamberi./Insajderi.com