“Dialogu me Kosovën element kryesor për pranimin e Serbisë në BE”

“Dialogu me Kosovën element kryesor për pranimin e Serbisë në BE”

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, thotë se dialogu me Kosovën është një element kryesor për pranimin e Serbisë në BE, duke shtuar se Brukseli po bën gjithçka që ky dialog të përfundojë me sukses, transmeton Insajderi.

Madje ai ka cilësuar se takimet e fundit të palëve në tavolinën e bisedimeve, ishte raundi më i vështiri nga të gjithë deri më tani.

“Raundi i fundit i dialogut ishte ndoshta më i vështiri nga të gjithë. Të dy palët duhet t’i përkushtohen atij. Dialogu është një element kyç për stabilitetin e rajonit dhe pranimin e Serbisë në Bashkim. Ka interes të madh që dialogu të ketë sukses, dhe BE po bën arritjen e saj më të mire”, tha ai për “RTS”.

Fabrizi u deklarua edhe lidhur me mini-Schengenin Ballkanik, për të cilin thotë se është i rëndësishëm kryesisht për shkak të qarkullimit të lirë rajonal të mallrave dhe heqjes së roamingut.

“Procesi i anëtarësimit në BE lehtëson shumë mundësinë që Brukseli të merret me të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor dhe që gjithçka të jetë në përputhje me standardet evropiane”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sërish në mes të shtatorit, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Ata Kanë zhvilluar dy takime deri më sot, mirëpo nga të dyja palët është bërë e ditur se nuk kanë pasur pajtime në asnjë pikë diskutimi. /Insajderi.com