Diaspora nga sot fillon votimin, ka në dispozicion 17 ditë

Nga sot (18 shtator), të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të mërgatës do të mund të votojnë përmes postës.

Diaspora nga sot fillon votimin, ka në dispozicion 17 ditë

Janë 17 ditë gjithsej në dispozicion që diaspora të mund të votoj për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë, transmeton Indeksonline.

 

 

“Të gjithë aplikuesit të cilët do të regjistrohen suksesshëm gjatë periudhës së aplikimit, do të mundë të votojnë përmes postës nga data 18 shtator e deri më 4 tetor. Pra janë 17 ditë në dispozicion për të votuar. Brenda pak ditëve ne do të fillojmë edhe informimin e qytetarëve, në mënyrë që ata t’i kenë të qarta procedurat që duhet t’i ndjekin për votim”, kishte deklaruar disa ditë me parë, Valmir Elezi nga KQZ.

Poashtu, është bërë KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Afati për të votuar do të jetë i hapur deri me 4 tetor.

Ndryshe, dje KQZ  ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

  • Partia Demokratike e Kosovës – 112.
  • Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119.
  • Lëvizja Vetëvendosje – 126.
  • Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122.
  • Lidhja Demokratike e Kosovës – 134.

Partitë do të jenë të renditura në fletëvotim sipas kësaj renditjeje:

111 Partia Liberale Egjiptiane

112 Partia Demokratike e Kosovës

113 Partia e Ashkalinjve për Integrim

114 Stranka Demokratska Akcija

115 Partija Kosovskih Srba

116 Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës

117 Pokret za Gora

118 Nova Demokratska Stranka

119 AAK-PSD 100% Kosovë