“Diçka po zihet” – Messi blen apartament pranë zyrave të Inter

“Diçka po zihet” – Messi blen apartament pranë zyrave të Inter

As Lionel Messi, nuk iu ka shpëtuar spekulimeve të merkatos – ai është lidhur më një largim nga klubi i Barcelonës.

Sipas, SportMediaset, Lionel Messi, ka blerë një apartament në Milano, shumë afër zyrave të klubit të Inter, transmeton Insajderi.

Burimet thonë se Messi ka blerë një apartament që kushton miliona dhe gjendet në qarkun e Porta Nuova, shumë afër apartamentit të babait të tij, i cili pak kohë më parë kishte blerë një apartament në Milano.

Gazzetta dello Sport, kishte raportuar se babi i Lionel, Jorge Messi, e kishte blerë këtë apartament për arsye fiskale, por tani me këto lajme se edhe Lionel ka bërë të njëjtën gjë – dyshimet janë rritur se ai mund të largohet nga Barcelona në drejtim të Inter, ani pse ky lajm është demantuar nga Barcelona dhe nga vet Inter./Insajderi.com.