Die Welt: Arabia Saudite financon terroristët islamikë në Kosovë

Die Welt: Arabia Saudite financon terroristët islamikë në Kosovë

“DieWelt” botoi një artikull të titulluar “Arabët financuan islamistët në Ballkan”, ku thuhet se organizatat misionare të Arabisë Saudite janë aktive në Kosovë duke përhapur islamin vehabist, për shembull, duke dërguar një predikues.

Gazeta gjermane shkruan se si para syve të KFOR-it, Kosova është zhvilluar në qendrën terroriste islamike në rajon. “Është skandaloze që, në sajë të pranisë së trupave gjermane, predikuesve sauditë të dhunës dhe urrejtjes të pashqetësuar, janë në gjendje të vendosin bazat ideologjike për këtë”, tha ajo.

Ligjvënësi i Partisë së Majtë Sevim Dagdelen ka thënë të mërkurën se është “skandaloze” se predikuesit e Arabisë Saudite veprojn në Kosovë nën sytë e paqeruajtësve perëndimorë”.