Transformohu perveç që ofron kushte perfekte për stërvitje, duke qenë qendra më inovative e fitnesit në vend, kujdeset që të na informoj edhe për dieta për" />

DIETA KRYESORE PËR NDËRTIMIN E MUSKUJVE!

A DËSHIRONI TË DINI KU DUHET FILLUAR ME USHQIMIN PËR MASS-BUILDING? PO JU TREGOJMË TRI GJËRAT THEMELORE QË DO T’JU NDIHMOJNË TË TRANSFORMONI TRUPIN TUAJ DHE KUALITETIN E USHQIMEVE.

DIETA KRYESORE PËR NDËRTIMIN E MUSKUJVE!

Transformohu perveç që ofron kushte perfekte për stërvitje, duke qenë qendra më inovative e fitnesit në vend, kujdeset që të na informoj edhe për dieta për ndërtim të muskujve.

Më poshtë mund t’i lexoni disa këshilla që na i ofron Trasformohu rreth dietës për dertimin e muskujve.

Shumë njerëz mendojnë se ndërtimi i muskujve fillon dhe mbaron në fitnes. Ata ushtrojnë shumë por nuk arrijnë nivelin e suksesit që duan.

Shtimi i masës trupore është një përpjekje 24/7 që nuk përfshinë vetëm palestrën, por edhe atë që duhet ngrënë po ashtu.

Fatkeqësisht nuk është e lehtë që kjo prespektivë të ngulitet në trurin e njerëzve. Një thënie nga filmi The Matrix thotë”Ju duhet të ndërtoni dicka me kohën dhe përmes përvojës”, që do të thotë se kjo merr kohë.

Dini përafërsisht kaloritë që fitoni në ditë

Shtimi i masës trupore fillon me vlerësimin e numrit të kalorive të marra në ditë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mbani një ditar të ushqimit për së paku 3 ditë . kjo kërkon një përpikmëri të madher, por ia vlen. Ju duhet ta keni këtë aftësi për të arritur aty ku dëshironi dhe me këtë këshillë do ta keni më të lehtë.

Për të numëruar vlerat kalorike të nevojshme gjjtë ditës, ju mund të përdorni metodën tradicionale, duke shumëzuar peshën e trupit me 17. Kështu një njëri me peshë 81 kg, duhet të marr 3060 kalori në ditë për të mbajtur peshën që ka.

Nëse mendoni se nuk po hani sa duhet, filloni ta bëni këtë menjëherë.

Zgjidhni ushqimet e duhura

Ju duhet të ndani numrin e kalorive të marra në ditë në ushqimet e duhura për rritje të muskujve. Kjo është si duhet të filloni të keni listën e ushqimeve:

Proteina-së paku 1 gr proteina për gjysmë kg peshë të trupit

Proteinat janë esenciale për riparimin dhe rritjen e muskujve. Proteinat shndërrohen në aminoacide gjatë tretjes. Proteinat duhet të jenë prioriteti i dietës tuaj. Burime të mira të proteinave janë mishi i vicit , pulës dhe gjeldeti, më pas vezët sidomos të bardhët e vezës, peshku, proteina kazeinë dhe qumështi me yndyrë të ulët.
Proteinat preferohen të merren pas ushtrimeve në palestër. Dy lugë apo 40 gr të proteinës së pastër në një shishe do t’ju ndihmojë të mbushni nevojat e trupit për proteina gjatë ushtrimeve në palestër.

Karbohidratet 2.5 gr për gjysmë kg të masës trupore

Karbohidratet ju japin energji, sidomos gjatë intensitetit të lartë të aktiviteteve. Karbohidratet duhet të jenë prioriteti juaj i dytë në dietën ditore.

Zgjidhjet më të mira për të marr karbohidratë janë orizi i kaftë dhe bukët e të gjitha llojeve të drithërave. Mos përdorni sheqerin dhe sodën, këto përmbajnë kalori të thata dhe mund të ngrisin sheqerin në gjak dhe të rezervohen si yndryrë në trup.

Yndyrat- 1gr për më shumë se gjysmë kg të masës trupore

Mos u frikësoni nga yndyrat! Ato janë të nevojshme për marrjen e një numri të vitaminave si dhe për krijimin e hormoneve si testosteronet për ndërtimin e muskujve. 30% e kalorive tuaj ditore duhet të vinë nga yndyrat.
Burime të yndyrave të pangopura janë ulliri, farat, arrat dhe peshku. Ndërsa burime të yndyrave të ngopura janë mishi, produketet e qumështit dhe vezët.

Fitimet e kalorive vijnë nga kuzhina dhe këshillat e lartëpërmendura janë më kryesoret për rritjen e muskujve. Është e vështirë të ndjeken këta hapa nëse hani rregullisht në restaurante, sepse nuk dini saktësisht se cfarë hani. Andaj mundohuni të konsumoni ushqim për të cilin dini përmbajtjen