Digjen malet në Bogë të Rugovës, polica jep detaje

Digjen malet në Bogë të Rugovës, polica jep detaje

Mali në Bogë të Rugovës është kapluar nga zjarri.

Lexuesit e Insajderi kanë dërguar fotografi dhe video ku shihet që një pjesë e madhe e mali është përfshirë nga zjarri.

Për Insajderin rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Rasti është paraqitur më 25 tetor rreth orës 16:20. Policia është në atë zonë që nga ajo ditë kur është paraqitur rasti, dhe ka njoftuar zjarrfikësit. Njësitë e Policisë janë aktive në terren dhe janë duke u përpjekur që ta lokalizojë bashkë më zjarrfikësit zjarrin. Rasti si rast do të hetohet për të gjetur shkaktarin se kush është kryerësi i mundshëm që e ka shkaktuar atë. Policia dyshon që kjo mund të jetë nga personat e pandërgjegjshëm ndërsa rasti është duke u hetuar në koordinim me Prokurorin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës./ Insajderi.com